Kosova shënon fitoren e parë. Mundi Letoninë me rezultat 4:3 (foto)

0

Kosova shënon fitoren e parë në historinë e futbollit. Në ndeshjen e sontme në Mitrovicë, ndeshje miqësore, ajo mposhti Letoninë me rezultat 4:3.

Mysafirët tre herë kaluan në epërsi, por kosovarët nuk u dorëzuan, për të përmbysur gjithçka në minutat shtesë.

Golat për Kosovën i shënuan Rragmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për mysafirët Kluskins dy dhe Sabala.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vend të vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore sa ka luajtur.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here