Kosova ngjitet për 24 vende në ranglistën e FIFA-s, por mbetet shumë larg

0

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, ka publikuar ranglistën e re për Kombëtare pas zhvillimit të ndeshjeve miqësore në muajin mars.

Kombëtarja e Kosovës ka ngritje në ranglistën e FIFA-s. “Dardanët” pas dy fitoreve me Madagaskarin dhe Burkina Fasos,  janë ngjitur për 24 vende. Kosova renditet në pozitën e 152-të, me 164 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Shqipëria ka fituar dy vende dhe tashmë renditët në pozitën e 56-të, në renditjen e përgjithshme me 549 pikë.

Gjermania është e para me 1533 pikë. Brazili, Belgjika, Portugalia dhe Argjentina e mbyllin top-5-shin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here