Kosova brenda 20 vitesh, nuk mund të bëhët Zvicer, Gjermani apo Japoni

0

TAFIL MORINA

Dëgjoj shpesh nga disa që thonë, se nuk kemi punuar për një shtet si ky i sotmi, nuk kemi luftuar që t’a jetojmë këtë gjendje kaq të “rëndë” . Pyetja që më shkon ndërmend të ja bëjë më së shpeshti është: për qfar shteti paske ëndërruar ti?, apo përgjigjja do të ishte se : a ke pritur që të gjitha atributet do te takonin ty? Apo mos ke pritur që Kosova brenda 20 vitesh, të bëhët Zvicer, Gjermani apo Japoni ? Më ngadal zotërinjë, si duket atë që ke bër për vendin tënd nuk e paske pas bash për njëmend. Edhe unë do të doja të ishim në një pozitë më të mirë, por kjo nuk do të thot se jamë i dëshpëruar apo të mos ndjehem krenar me atëdheun tim. Vendi im dhe populli im në hapsiren ballkanike, asnjëher në historinë e tij nuk ka qenë më i avansuar. Prandaj duhët të jemi më optimist, më të lumtur, më të vullnetshëm për të ecur edhe më tejë drejtë ndërtimi të mirëqenjes dhe demokratizimit të shoqërisë. Askush, që sot është gjall, mos të mendoj se e ka përfundu misionin e tijë kombëtar. Misionin kombëtarë e kanë përfunduar ata që kurr se kan filluar, prandaj ne nuk jemi ata, ne jemi NE që ishim misionar, dhe që duhët të mos ndalemi. Të ndalosh së kontribuari për vëndin tënd, do të mbetësh si një dështak.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here