Konfirmohet: Trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit është i Emiliano Sala

0

Trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur është i Emiliano Sala

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Dorset.

“Trupi i sjellur në portin Portland sot është identifikuar formalisht nga HM Coroner për Dorset se është i futbollistit, Emiliano Sala”, bën të ditur Policia e Dorset, raporton Gazeta Express.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson.

Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private.

DHAA kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe tashmë është konfirmuar se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala.
t

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here