Komiteti për Arsim i KK të Malishevës i shqetësuar me situatën në arsimin e kësaj komune

0

Komiteti për Arsim , Kulturë , Rini dhe Sport i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e parë urgjente, ku ka shqyrtuar gjendjen e krijuar pas grevës së mësimdhënsve , për zëvendsimin e orëve të humbura nëpër shkolla,
“Komiteti shpreh shqetësimin me gjendjen e krijuar në shkollat e komunës sonë , palët janë pozicionuar në veprime të kundërta ,Drejtoria e Arsimit në një anë dhe Sindikata Komunale në anën tjetër . ( të dya palet thirren në vendimet e nxjerrura, DAE në vendimin e MASHT-it , Sindikata ne vendimet e nxjerruar nga organet sindikale të shkollave, deri në nxjerrjen e vendimit nga gjykata ) Të dya palët janë ftuar në mbledhje të komitetit për të diskutuar lidhur me gjendjen e krijuar në shkolla për të gjetur zgjidhje ,asnjëra palë nuk iu është përgjigjur ftesës , që shprehim shqetësimin tonë si komitet .
Anëtarët e komitetit të shtunën më 09.03.2019 , kanë dalur në teren (në shkolla) kanë parë gjendjen për së afërmi, është parë që në pak shkolla është mbajtur mësimi edhe në ato me orar të shkurtuar apo me pak orë .
Ne si komitet kërkojmë nga palët e përfshira të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse ky pozicionim nuk i kontribon as njërës palë e më se paku nxënësve .
Kërkojmë nga organet udhëheqëse të shkollave të ruajnë raportet më stafin e tyre sepse prishja e raporteve në kolektive ndikon negativisht në proces për kohë të gjatë .
Palët më të dëmtuara në këtë situatë janë nxënësit të cilëve është duke u krijuar hamendësi.
Ne si komitet jemi të gatshëm të kontribojmë në këtë drejtim për të ofruar palët dhe për të gjetur zgjidhje”, thuhet në një komunikatë të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini e Sport të Komunës së Malishevës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here