Klopp nuk e mori në Beograd, Shaqiri mund të largohet nga Liverpool

0
LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 24: (THE SUN OUT, THE SUN ON SUNDAY OUT) Jurgen Klopp manager of Liverpool with Xherdan Shaqiri during the Group C match of the UEFA Champions League between Liverpool and FK Crvena Zvezda at Anfield on October 24, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Andrew Powell/Liverpool FC via Getty Images)

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë larg Liverpoolit. Xherdan Shaqiri edhe pse ka dëshmuar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e sulmit të Liverpoolit këtë sezon, ai së fundi është lidhur me një largim të befasishëm vetë pak muaj pas transferimit në ‘Anfield Road’.

Galatasaray raportohet të jenë të interesuar për Shaqirin sipas asaj që shkruan ‘Transfer Market Web’, me yllin e Përfaqësueses së Zvicrës të pakënaqur me rolin e tij te Liverpool, përcjell ‘lajmi.net’.

Shaqiri në ndeshjet e fundit ka qenë vendimtar te Liverpool me një gol dhe dy asistime.

Por, lënia jashtë skuadrës nga trajneri Jurgen Klopp për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në Beograd, besohet të jetë një nga arsyet e largimit të Shaqirit nga Liverpool.

Xherdan Shaqiri këtë verë i është bashkuar Liverpoolit për 12 milionë euro nga skuadra e Stoke City, që tani garon në Championship, e njohur si liga e dytë e Anglisë./Lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here