Klopp, C. Zvezdës: Ne jemi Liverpool

0

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar Cervena Zvezdën, se skuadra e tij nuk ndikohet nga atmosfera në stadium.

Skuadra serbe dhe “Reds” do të përballen sonte në Beograd, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, raporton RTKlive.

“Ne jemi Liverpool, kështu që ne nuk ndikohemi nga atmosfera. E vetmja mënyrë për ta lehtësuar atmosferën është të luajmë me të vërtetë mirë. Jemi gati për një ndeshje të shkëlqyer”, tha Klopp.

Ndryshe, Klopp për ndeshjen kundër Cervena Zvezdës nuk e ka ftuar shqiptarin Xherdan Shaqirin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here