KK i Malishevës, i lejon maturantët të shkojnë në ekskursione jashtë vendit

0

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente dhe në këtë mbledhje, KK i Malishevës ka shfuqizuar vendimin e vitit të kaluar, përmes së cilit, ju ishin ndaluar maturantëve të kësaj komune ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës.

Vitin e kaluar, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me vendimin nr.02/296  datë: 24.07.2017, i miratuar në mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datë:19.07.2017, ju kishte ndaluar maturantëve të Komunës së Malishevës, ekskursionet jashtë Republikës së Kosovës, ka njoftuar Zyra për Informim  e Komunës së Malishevës.

Vendimi i sotëm i Kuvendit Komunal erdhi pas presionit të madh të maturantëve të Komunës së Malishevës të cilët veq një peticioni kishin paralajmëruar edhe protesta publike në lidhje me vendimin kontestues.

Që nga vitet e para të pasluftës maturantët e Malishevës tradicionalisht kanë organizuar eksursione një javore në Shqipëri.

Në vitin 2004 kishte ndodhur një tragjedi gjatë kthimit kur në Fushë Arrrëz autobusi me të cilin po udhëtonin kishte rënë në një greminë ku kishin vdekur 15 maturantë dhe ishin lënduar shumë të tjerë. Përkundër kësaj eksursionet kishin vazhduar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here