Kisha Ortodokse Serbe fiton gjyqin për tokën 4 hektarëshe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës

0

Toka rreth 4 hektarë në të cilën gjendet Kisha Ortodokse Serbe në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, do t’i takojë Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’.

Kjo si pasojë e mungesës së përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në gjyq për pronësinë e tokës në kampusin e UP-së.

Gjykata e Apelit, siç raporton Kallxo.com, ka marrë vendim që ta hedhë poshtë si të pabazuar ankesën e Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta kondsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës ku gjendet kisha e pa funksionalizuar.

Kisha e pafunksionalizuar e cila u ndërtua në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviq në vitet 1990, u bë shkas i disa protestave dhe pakënaqësive, kryesisht nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here