Khabib e mposht McGregorin, kaos pas meçit

0

Skenat e shëmtuara e kanë prishur meçin e arteve të përziera marciale “UFC 229” mes kampionit të peshave të lehta Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, pasi Khabib pas fitores e nisi një përleshje në tetëkëndësh.

Pak sekonda pasi e detyroi irlandezin ta dorëzojë meçin në rundin e katërt, rusi e kapërceu kafazin dhe u vërsul drejt ekipit të McGregorit, duke e nisur një përleshje, transmeton Gazeta Express.

McGregor, që ende po e merrte veten nga lufta e ashpër me rusin, u grushtua nga njëri prej anëtarëve të ekipit të Khabib.

Presidenti i UFC-së, Dana White, tha se tre pjesëtarë të ekipit të Khabib janë arrestuar.

White u dëgjua duke i thënë rusit 30-vjeçar se nuk mund ta marrë rripin prestigjioz në tetëkëndësh, pasi druhej se një gjë e tillë do të mundë të shkaktonte telashe në mesin e atyre që ishin prezent në “T-Mobile Arena” në Las Vegas.

Më vonë, ai tha se Komisioni i Shtetit të Nevadas, i cili jep miratimin për meçin, e ka pezulluar pagesën për luftën e Khabibit, në pritje të një hetimi për incidentin.

“E di se nëse do t’ia kishim vënë rripin atij [Khabibit] në tetëkëndësh, do të hidheshin gjëra”, tha White.

“U thashë thjesht ta nxjerrim atë nga këtu. Çfarë ndodhi tutje është, tre persona janë arrestuar dhe do të ngrihet aktakuzë ndaj tyre”, shtoi ai.

McGregor, i tronditur në tetëkëndësh, u largua nga ekipi i tij.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here