Këngëtarja nga Izraeli Netta Barzilai ka fituar Eurovizionin 2018

0

Izraeli është fituesi i edicionit të 63 të Festivalit Europian të muzikës i zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, me pikë të grumbulluara nga juritë profesioniste dhe votat e publikut.

Këngëtarja Netta Barzilai, me këngën e saj “Toy”, triumfoi ndaj shteteve të tjera me muzikën e saj riitmike.

Qipro e shqiptares Eleni Fourerira u rendit e dyta me 436 pikë. Ialia e Ermal Metës dhe Fabricio Moros u rendit e pesta me 308 pikë. Shqipëria u rendit në vendin e 11 me 184 pikë.

Kënga e Eugent Bushpepës, mori pikë të konsideruseshme gjatë votimit nga juritë profesioniste si nga Serbia (1), Bjellorusia (7), Sllovenia (4), Mali i Zi (10), Qipro (6), Greqia (7), Kroacia (1), Hungaria (10), Çekia (6), Islanda (10), Anglia (7), Gjeorgjia (4), Irlanda (2), Maqedonia (6), Austria (7), Portugalia (10), Polonia (7), por pikët maksimale, 12, Shqipërisë ia dha Azerbajxhani.

Pas votave të jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut Shqipëria është renditur në vendin e 11.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here