Këngëtarja Elvana Gjata, kërkohet nga policia

0

Këngëtarja Elvana Gjata, e cila po hetohet nga Prokuroria si “molla e sherrit” që shkaktoi përplasjen me armë, të përfunduar me një të vrarë dhe dy të plagosur në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit, është shpallur në kërkim policor nga organi i akuzës.

Sipas Prokurorisë arsyeja që është shpallur në kërkim këngëtarja është largimi i saj nga Shqipëria pa dhëne deklarime.

Mësohet se grupi hetimor, pas shumë tentativash për të marrë dëshminë e këngëtares nuk ia ka dalë dhe për këtë arsye e ka bashkëngjitur emrin e Elvana Gjatës në listën e të kërkuarve për ngjarjen e rëndë, së bashku me të dashurin e saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe komandon Mevjol Bilo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here