Katanec i përgjigjet kombëtares së Kosovës në futboll

0

Sreçko Katanec ka refuzuar mundësinë që të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës, duke thënë se dëshiron të pushojë deri ën qershor ose korrik të vitit 2018

Trajneri slloven, Sreçko Katanec deri më tash ka qenë emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Kosova është pa trajner që nga e hënë, pasi Albert Bunjaki është larguar me marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Por gjasat që slloveni i njohur, Katanec, të zërë vendin e Bunjakit nuk janë të mëdha, sepse vet trajneri dëshiron të pushojë.

“Sapo e kam mbyllur me Slloveninë dhe unë planifikojë të pushoj. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Kosovën. Me shumë gjasë do të pushojë deri në qershor ose korrik të vitit tjetër”, tha Katanec për Koha Ditore.

Ai edhe pse e pranoi se nuk e ka përcjellë Kosovën, tha se në kualifikimet e para ka qenë skuadër shumë solide.

“Nuk e kam përcjellë shumë dhe nuk mund të jap ndonjë analizë të thukët. Por për një Kombëtare që luan për herë të parë në kualifikime, Kosova kishte një ekip plotësisht solid”.

Përveç Katanec, në listën e Kosovës është edhe trajneri i mirënjohur turk, Fatih terim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here