Katalonia ka të drejtë në pavarësi

0

Prof. dr. Hakif Bajrami

A po dridhen themelet e Evropës nga zgjimi nacional në shekullin XXI (2)
Edhe Jugosllavia titiste nuk dallon fare, në qëllimin e fundit (final) nga ajo e para, edhe pse lejoi shkollim shqip, por jo administratë të mirëfilltë shqipe kurrë. Le të shikohen dokumentet zyrtare në Arkivin e Kosovës, të hulumtohet vetëm përbërja e stafit të milicisë dhe sigurimit shtetëror në Kosovë 1946-1966. Në Sigurim Shtetëror, shqiptari ishte fenomeni nëse figuron qoftë edhe si shërbëtor, sepse ai duhej të ishte më pansllavist se “patriku”, por prapë ishte element i pasigurt. Madje, si janë trajtuar shqiptarët në ushtrinë jugosllave, është temë që duhet ta dridhë ndërgjegjen e demokracisë evropiane, e ajo ka heshtë edhe pse e ka ditur realitetin. Ndërgjegjja e Evropës, pra në Kataloni dhe në Kosovë, dallojnë si dita me natë.
Shikoni, i vetmi vend në Evropë që është çliruar nga nazifashizmi më 1944 janë shqiptarët. Ushtria bullgare, serbiane, meqedonase dhe malazeze kanë hyrë në Kosovë pasi Tito më 2 shtator 1944 e ka degraduar Shtabit Kryesor të UNÇ-së dhe AP-së të Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit që e drejtonte antifashisti i përbetuar Fadil Hoxha. Por Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë duke e vërejtur këtë dredhi meskine të Titos, i ka dërguar menjëherë më 12 shtator 1944, dy brigada për t’u dalë në ndihmë shqiptarëve të Kosovës, që mos të masakrohen siç ngjau (sepse më 21 nëntor 1944 të gjithë çetnikët u konvertuan në partizanë, nga Kryesia e Avnojit!! Me qëllim që Tito të instalohet si Krali i dytë në Beograd). Dhe mos të harrojmë, se mizoritë i programoi Vasa Qubrilloviqi më 3 nëntor 1944 me kërkesë të Rankoviqit dhe Popit Vllada Zeqeviq që u bë ministër PB, ndërsa Vasa ministër i kolonizimit. Asgjë nuk ishte e rastësishme. Bile ushtria bullgare kur hyri në Kosovë (tetor 1944) ishte e udhëzuar: “Kur të hyni në Kosovë, vrani arnautë dhe gjermanë”! Çdo kundërthënie tjetër, nga Ferizaj (2. XII. 1944 si inskenim), Gjilani, Drenica, Llapi, Peja, Prizreni, ka qenë e inskenuar dhe e programuar nga OZN-a.
Janë provat kur Milladin Popoviqi reagoi më 26. XII. 1944 se: “Ushtria jonë po sillet në Kosovë, si ushtria e Kralit”. Pastaj reagon komandant Fadil Hoxha më 26 janar 1945: “për një njeri që OZNA e kërkon në ndonjë lokalitet, po masakrohet i tërë fshati”. Por mizoritë nuk kishin mbarim. Madje, pa asnjë argument, më 8 shkurt 1945 u vendos në Kosovë Tito-Rankoviq – Gjillas vendosen diktaturë ushtarake që nuk ka pushuar deri më 1999. Madje, më 19 shkurt 1945 Gjillasi në Beograd iu drejtua M. Popoviqit: “Eja ta ndajmë Kosovën sikurse më 1913”. Reagoi dhe e pagoi me jetë si solucion sepse u prapa që të dërgohet ambasador në Poloni. Fadili mbeti gjallë, sepse iu frikësua reagimit popullor, edhe pse kishin planifikuar më 20 shkurt 1945 që ta vrasin ose ta dërgojnë ambasador në Turqi!!!
Asnjë nga mizoritë e lartcekura në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi ndaj shqiptarëve që i ka përdorë Jugosllavia Titiste, nuk janë realitet në Kataloni. Po, ka edhe mizori më eklatante që është detyrimi në shpërngulje në Anadolli pikërisht nga Tito dhe Shtabi i Rankoviqit nga viti 1950 e deri më 1966. Madje, Tito e pati “ratifikuar” Konventën e vitit 1938, duke e kthyer në “Marrëveshje xhentelmene” më 1953 në bashkëpunim me pushtetin e Ankarasë (Marrëveshja xhenteleme Tito-Kyprili). Katalonia këtë mizori nuk i ka përjetuar. E Kosova, sidomos pas vitit 1948 ishte në një pozitë koloniale dhe mbeti vendi ma i varfër në Evropë, edhe pse me resurse dhe me popull është shumë larg më e pasur dhe më e dëlirë se çdo pjesë e Kontinentit të Vjetër. Këto mizori Katalonia nuk i njeh, përpos në rastin e Luftës qytetare 1936-1939 që është një temë krejt tjetër. Madje më 1958 Tito-Rankoviq provuan përmes Dushan Mugoshës t’i mbyllin shkollat e mesme shqipe në tërë Kosovën dhe më gjerë. Por hasi në reagime të guximshme nga prof. Ali Hadri në Normalen e Prishtinës, reagim ky që në vijim iu bashkuan prof. Hasan Mekuli, prof. Sali Nushi dhe në fund Fadil Hoxha, i cili tha hapur: “Me çizme dhe vargoj gjaku për shkollë dhe liri i kemi fituar shkollat, me çizme dhe vargoj gjaku do t’i mbrojmë”! E vërteta, unë kurrë kombin serb nuk e kam urryer, por askush deri më sot nuk e ke hetuar sjelljen e disa organizatave terroriste serbiane që gjatë qershorit e deri në dhjetor 1999 vranë serbianë për t’ua veshur shqiptarëve. Ky fenomen është i njohur në çdo etapë kritike në Kosovë si më 1945, më 1919, më 1912 dhe më 1977.
E vërteta, pa marrë para sysh dallimet dhe ngjashmëritë, kjo e fundit është esenciale, nga aspekti nacional, Katalonia ka të drejtë në pavarësi, sepse zgjimi nacional në Evropë po zë vendin e vet normal dhe pas 20 apo 30 vitesh, do të kemi numër dyfish ma të madh shtetesh evropiane, se sa që janë sot më 2017.
Evropa pra do ta paguaj haraçin që “gacën e ka mbajtur nën hi” qe dy shekuj me radhë. Tani gaca ka dalë nga hiri dhe ajo do të shkaktojë ndriçim domino kudo e ku ka ndjenja nacionale ndryshe nga ato “shtetformuese”. Dhe është krenari që Kosova i ka pri këtij rreshtimi për dy shekuj, por zëri i saj nuk është ndier deri më 24 mars 1999, dhjetë vjet pas, kur Serbia bëri grusht shtetin e radhës mbi Kosovë më 23 mars 1989. Sot, Spanja duhet të mësojë, ta njoh Kosovën dhe referendumin e Katalonisë, sepse pas 1 tetorit 2017 katalonas, do të vijë 2 tetori i pavarësisë së saj dhe atëherë nuk do të ketë mundësi dialogu për substancë të përbashkët shtetërore centraliste, i pëlqeu kjo Brukselit ose jo!.
 
Pse Kosova është vendi më i izoluar në Evropë?
Sot, Kosova është i vetmi vend në Evropë i izoluar, jo për shkak të korrupsionit, sepse kjo mortajë është prezent dhjetë herë më fuqishëm në vendet e BE-së. Këtë e tregojnë aferat që shpërthejnë evolutivisht si pastrim parash në Qipro, në vendet e Magrebit dhe deri në Argjentinë, por që maskohen me një kontabilitet meskin të masonerisë Lozanës. Sot, Kosovës i është zënë “qafa ngushtë”, me një demarkacion që të gjithë e dinë se çka ishte Kulla dhe Çakori për një shekull. Ishte pra vijë kufi dhe duhet të mbetet. Por, Malit të Zi po i shërben etablishmeni i Brukselit, që Kosovën nuk e njeh de jure, që 5 shtete të saj nuk e njohin de fakto dhe de jure, sepse i kanë nga 3 e 5 Kosova brenda. Këtu qëndron “bateria infektive” pse Kosova nuk ka viza dhe është e izoluar, sepse Kosovën me rezolutën fiktive ruse (1244 që ia ngjitën një bisht fusnotë na vet më vonë edhe pse Serbia më 2010 e mori autogol me padinë në GJND, që e bënë neofashistët Koshtunica dhe Tadiq. Dhe, prapë Kosovën e mbajnë në “pranga” koloniale UNMIK-u (OKB) dhe EULEX-i (BE). Dhe tani pse Rusia me 16 “Kosova” brenda, që një ditë do të shpërthejnë dhe janë në shpërthim nacional, dhe Serbia me një Vojvodinë, Sanxhak, Vllahi te Negotini me 2 milionë vlleh dhe shtetet tjera evropiane, mos të përdorin çdo mjet, deri te përpjekjet për grusht shtet, në një vend fqinjë (Mal të Zi), ku pastaj në rend ishte Kosova, pale mos NATO-ja do të bëjë sehir si në Krime. Ky skenar tani është i zhveshur si “mbreti”.
Për parafund. Në Kosovë është krijuar një Gjykatë Speciale, jo edhe pa fajin e pushtetarëve të Kosovës që vet nuk e kanë themeluar të paktën formalisht si e themeloi Serbia. Por, vet BE-ja nuk është dashur të lejojë gjykatë raciste në Kosovë, vetëm për një komb, vetëm për një “kastë” qoftë ajo fajtore si pretendohet apo jo. Madje, BE i ka pranguar shqiptarët me 350 000 milionë euro enkas për Gjykatën Speciale, dhe deri sa një mafi e Dik Martinoviqit dhe taborët rreth tij t` i hanë ato para, ndjekja ndaj Çlirimtarëve të Kosovës nuk do të ndalet. Qëllimi është ekstrem të defaktorizohet Republika e Kosovës. Dhe nëse kjo Gjykatë nuk do të themelohej, BE do ta trillonte një kurth tjetër. Do ta akuzonte LDK-ën dhe partitë satelite të saj, dhe do ta zgjeronte frontin, sepse pacifistë dhe saboterë shqiptarë ka pasur më shumë më 1997-1999, se sa çlirimtar. Pra, tërë LDK-ja do të akuzohej pse keni “kolaboruar” me okupatorin për faktin se “keni shkuar në Beograd te Milloshi më 15 maj 1998, keni detyruar të dezertojë një brigadë në Dukagjin, keni dërguar një Komision më 7 shtator 1998 në Drenicë që të çarmatoset UÇK-ja. Kjo diplomaci e BE që do të rrënohet për brenda kurrë nuk ka llogaritur se praktikisht ishin dy fronte të luftës në Kosovë: me armë dhe politikë e diplomaci; me politikë e ‘diplomaci’ pa fryte të fundit. (Lexo: Dokumentin e Rambujesë në origjinal, ku shpie në një autonomi substanciale, por edhe atë Milloshi dhe Rusia nuk e nënshkruan, donin Kosovën pa shqiptar. Këtu ishte qëllimi. Në Kataloni ky qëllim nuk figuron, as nuk është në horizont, por tjetër çështje është e drejta e patjetërsueshme e katalonasëve se çka duan dhe atë unë e respektoj.
Nacionalja mbi të gjitha. Globalizimi dhe ekonomia e tregut është shpikje gjeniale, por duhet të vlejnë ca rregulla se askush ma nuk duron segregacionin dhe racizmin, totalitarizmin dhe mizoritë në emër të shtet dhe Kushtetutës fiktive. Çdo gjë duhet të natyralizohet dhe të avancohen në realizëm objektiv, qoftë nëse je shtet i varfër si Kosova, apo e pasur si Katalonia. Qeveria spanjolle sikurse Serbia po i burgosë ministrat e Katalonisë. Por, nenit 155, pas dhjetë vitesh do t’i mungojë “prefiksi 1 dhe sufiksi 5, do të themelohen pesë republika sovrane, sepse zgjimi nacional nuk duron eksploatim. E pra: edhe e varfër edhe e pasur qenke t’i moj mëmë votër kombëtare – Kosovë ose ndonjë “Kosovë” tjetër, që do të fitohej herë do kur, o me hatër o me mjete tjera të luftës së drejtë. (FUND)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here