Kampionia shqiptare: Kam mbajtur ish të dashurin me para

0

Klodiana Shala ka zbuluar disa të pathëna mbrëmë në emisionin “Late Night Show” në Ora News. Një ndër atletet më të mira shqiptare tregoi sesi me paratë që fitonte mbante familjen dhe ish-të dashurin. Ajo e ka nisur sportin që në klasë të tetë, madje ka marrë edhe bursë nga të huajt si një nga sportistet më të mira.

“E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës”, ka thënë Shala.

“E kam mbajtur me lekë dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kësmete”, ka thënë ajo më tej përballë Kastro Zizos./Ora News

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here