Kaçanikasi që la duhanin planifikon që me paratë e kursyera ta vizitojë Mekën

0

Shaban Guri nga Kaçaniku, ka publikuar në profilin e tij paratë e mbledhura nga lënia e duhanit, duke bërë bujë në rrjetet sociale, transmeton Online. “Kush thotë se Duhani dëmton shëndetin gabon,duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë kursime nga ndalimi i duhanit”, ka shkruar ai. Guri gjithashtu ka bërë të ditur se me paratë e kursyera nga lënia e duhanit, planifikon ta vizitojë vendin e shenjtë të myslimanëve – Mekën.

Dihet botërisht se duhani dëmton seriozisht shëndetin e njeriut, por jo vetëm. Përpos që rrezikohet jeta, pirja e duhanit zvogëlon dukshëm buxhetin e një personi, nëse llogariten cigaret e blera brenda një viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here