Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe i arsimit, Maliq Vilaku

0

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Maliq Vilaku. I ndjeri Vilaku mbahet mend nga bashkëluftëtarët si njëri ndër të parët që ia zuri pritën armikut në Grykën e Llapushnikut dhe si një mësues që organizoi mësimin në kohë lufte me nxënësit në tenda najlloni në malet e Berishës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë edhe njëri nga bashkëluftëtarët e tij, Fatmir Shurdhaj:

Ja adresimi i Shurdhajt:

“Lamtumirë bashkëluftëtari im, Epror UÇK-së, TMK-së, Veterani i Arsimit, MALIQ VILAKU.
Do të mbetësh gjithmon në zemrat tona si një Luftëtar i menqur, guximtar, që si le shokët vetëm asnjëher! Si njëri ndër të parët që ja zë priten armikut n’grykën e Llapushnikut.
Si një Mësues që organizoj mësimin n’kohë lufte me nxënësit në tenda najlloni ne malet e Berishës.
Si një organizator e burr i pathyeshëm n’kohërat më të vështira të riorganizimit të UÇKsë, pas ofenzivave të randa që përjetuam më 1998-1999.
Në kujtesën time jeni Luftëtari i pathyeshëm i krahut të djathtë si shqiponjë në luftën titanike në malet e Berishës! ku i mposhtëm forcat speciale serbe, dhe i dham përgjigjeje atyre që donin me pi kafe n’Berishë..!
Trimat e Burrat e mëdhenjë nuk vdesin! vetem fizikisht ju pushon trupi, se veprat e tyre flasin tanë jetën🇦🇱
Ngushëllime Familjes Vilaku, bashkëluftëtarëve, miqëve, dhe gjithë shokëve të tij.
Lavdi e përjetshme Luftëtarit UÇK-së i Brig.121 Kumanova”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here