Ka vdekur sot futbollisti shqiptar që luante në Suedi, Labinot Harbuzi

0

Futbollisti shqiptar, Labinot Harbuzi, ka vdekur sot në moshën 32-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet suedeze.

Babai i të ndjerit ka thënë se e ka gjetur të birin në mëngjesin e së enjtes në gjendje kritike dhe se ai u transportua me ambulancë në spital, por jeta e tij nuk mund të shpëtohej.

Sipas mikut të tij, Paweł Cibicki, i cili e kishte takuar atë ditë më parë, Harbuzi nuk kishte treguar asnjë shenjë të sëmundjes.

Harbuzi ka luajtur për grupmoshat e të rinjve të Suedisë, ndërsa karrierë ka zhvilluar në shumë klube të njohura në Suedi, Holandë e Turqi.

Kishte luajtur në Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Manisaspor dhe së fundmi në Melaka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here