Ka vdekur ish-portieri i kombëtares shqiptare të futbollit

0

Zi për botën e sportit shqiptar, pasi është ndarë nga jeta një prej ish-portierëve të kombëtares shqiptare të futbollit.

Mikel Janku, ish-portieri i kombëtares dhe i ekipit të Partizanit është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Mësohet se ish-futbollisti ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Ai ka qenë portier i Partizanit gjatë viteve 1962-1969, ndërsa i kombëtares shqiptare gjatë viteve 1964-1967.

Janku ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941 dhe gjatë jetës së tij ka punuar edhe si opinionit dhe gazetar. Madje ai ka qenë edhe aviator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here