Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve nga aksidenti në Maqedoni, vendi në zi kombëtare

0

Rëndohet bilanci si pasojë e aksidentit tragjik në Maqedoni. Mësohet se numri i viktimave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shkup-Tetovë ka shkuar në 14.

Qeveria shpalli vendimin që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi dje pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendim me të cili në 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie.

Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here