Japonezët sfiduan temperaturat e ulëta, lahen me ujë të ftohtë

0

Shumë besimtarë të fesë Shinto, sfiduan temperaturat e ulëta, për t’u bërë pjesë të festivalit që u zhvillua në Tokio të Japonisë.

Pjesëmarrësit që kishin vetëm brekë, kryen disa rituale vallëzimi, ndërsa më pas hodhën vetës ujë të ftohtë. Festivali i përvitshëm që zgjatë dy ditë, zhvillohet në nderim të Daikoku, që konsiderohet si prijësi drejt të ardhmes.

Deri më tani, nuk lejohej pjesëmarrja nën moshën 20-vjeçare, ndërsa tani është larguar kjo ndalesë. Gjatë këtij muaji, temperaturat në kryeqytetin japonez bien nën zero dhe këtë më së miri e tregojnë trupat e këtyre besimtarëve. Me anë të kësaj ceremonie të quajtur Kanda Myojin, ata besojnë se iu pastrohet shpirti dhe iu sjellë begati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here