Ja si e komenton Muharrem Sahiti, trajneri i Kosovës, fitoren ndaj Letonisë

0

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti thotë se kjo fitore ka rëndësi të madhe për lojtarët dhe tifozët.

Kosova në ndeshjen e parë miqësore në vendlindje ka shënuar fitore të madhe, duke përmbysur Letoninë, të cilën e mposhti me rezultat 4:3, duke qenë tre herë në disavantazh.

Pas ndeshjes trajneri Muharrem Sahiti tha se kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, sepse kjo është shumë e mirë për lojtarët dhe tifozët. Kjo fitore është një çlirim për lojtarët, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e kaluara”, tha pas ndeshjes Sahiti për SuperSport Kosova.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here