Ja lista e të ftuarve për ndeshjet ndaj Danimarkës e Bullgarisë

0

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.

Për herë të parë pjesë e Kombëtares A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Kombëtares U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha, derisa jashtë listës ka mbetur Donis Avdijaj, i cili ka probleme dhe nuk po aktivizohet te skuadra e tij në Holandë. Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, në hotel “Emerald”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here