Ja kush e shpalli të “vdekur” Sabri Fejzullahun

0

Vetëm pak ditë më parë ishte përhapur një lajm aspak i mirë, kinse si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën artisti i njohur Sabri Fejzullahu.

Ky lajm ka qarkulluar për disa orë ku edhe ka shqetësuar shumë familjarët e këngëtarit të cilët janë shprehur shumë te nervozuar me këtë lajm të rremë.

Pas kësaj këngëtari i njohur kishte reaguar duke thënë se ky lajm ishte i rremë dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Sabriu së fundmi për Express ka treguar se këtë lajm të rremë e ka përhapur një person nga Maqedonia për të cilin thotë se nuk ia di as emrin dhe as mbiemrin por edhe kur ta mësoj ai nuk do të jetë hakmarrës.

“Unë e di vetëm që është i Maqedonisë, emrin e mbiemrin nuk ia di. E di cili është me pa se ka kontaktua me mua, por emrin nuk ia di. Më ka thënë se dëshiron të më hap një Instagram, por i thash që nuk kam nevojë e i mbet hatri. Besoj se do t’ia gjej emrin, por unë nuk jam hakmarrës, mua veç më janë dhimbsur Ariana e vajzat e mia. Atë nuk do ta padis, se nuk dua të merrem me të, veç me ia bë me dije se nuk duhet të luaj me këso gjëra”, është shprehur ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here