Ismet Beqiri: Pa LDK-në nuk ka shtet të mirëfilltë të Kosovës

0

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që LDK e ka penguar formimin e ushtrisë së Kosovës, por ka tërhequr vërejtjen se pa këtë parti s’mund të kalojë asnjë vendim.

Ai në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës theksoi se LDK po sillet si parti serioze në opozitë.

“Marr përgjegjësi publike për këtë që them, asnjëherë s’ka pasur ofertë me këmbim të vendeve të rezervuara në këmbim të ushtrisë. Kur keni nevojë për vota të LDK-së, edhe si koalicion, së paku respektojeni, pasi pa LDK-në s’mund të kalojnë vendimet dhe nuk ka shtet të mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë Beqiri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here