Ish-shefi për media në kabinetin Trump: “Po mundohen ta rrëzojnë presidentin”

0

Ish-shefi për media i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Scaramucci, i cili muajin e kaluar u shkarkua nga ky post, ka thënë sot se disa njerëz në Uashington janë duke punuar kundër presidentit Donald Trump.

Ai ka thënë se ekzistojnë elemente brenda Shtëpisë së Bardhë që po tentojnë ta nxjerrin jashtë presidentin Trump, transmeton Express.

Ai ka folur për ABC News për herë të parë qëkur u shkarkua muajin e kaluar – pas vetëm 10 ditëve në detyrë.

“Çfarë ndodh në Uashington.. është se presidenti nuk është përfaqësues i klasës së establishmentit politik, prandaj për kushedi çfarë arsyeje, disa persona kanë vendosur ta rrëzojnë atë,” ka thënë ai për ABC News.

“Mendoj se ka elemente brenda Uashingtonit, e po ashtu në Shtëpinë e Bardhë, që nuk janë duke iu ndihmuar me doemos interesave dhe agjendës së presidentit,” ka thënë ai.

Ai ka theksuar se tashmë i ka dhënë disa emra dhe se ndryshime strategjike janë duke ndodhur, kur iu kërkua t’i identifikonte individët./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here