Ish e dashura e asit portugez: Ronaldo është psikopat

0

Ish e dashura e futbollistit të famshëm portugez Cristiano Ronaldo, anglezja Jasmine Lennard, ka deklaruar se ish i dashuri i saj është një psikopat. Ajo ka dalë në mbështetje të amerikanes Katrin Mayorge e cila e ka paditur Ronaldon për dhunim, duke deklaruar se do ta ndihmojë atë që t’i dëshmojë akuzat.

Lennard ka zbuluar se në kohën sa ishte në lidhje me asin portugez kishte marrë kërcënime të tmerrshme nga ai.

“Më ka kërcënuar se do të më rrëmbejë nëse takohem me dikë tjetër, apo nëse vetëm largohem nga shtëpia. Më ka kërcënuar se do të më prejë copë-copë dhe se do ta vendosë trupin tim në thes e ta gjuaj në lum. Kam dëshmi për këtë. Ai është psikopat”, ka thënë ajo./Portali ONLINE/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here