Ish-diktatori Tito dhe 4 gratë e tij

0

Ish-diktatori Josip Broz Tito, si lider i Jugosllavisë komuniste përveç tjerash kishte një jetë të bujshme me gra të shumta. Për jetën e tij dhe gratë që i kishte pasur janë bërë dokumentarë, libra dhe filma të shumtë.

Tito për herë të parë ishte martuar me Pelagija Belausova, një ruse, e cila kishte vetëm 15 vjeç dhe kishte një fëmijë.

Gruaja e tij e dytë ishte Johana Anna Koenig, me origjinë gjermane.

E treta, ishte Herta Haas një sllovene me origjinë çifute.

Para se të martohej me Jovankën, Tito jetonte bashkë me Dubravka Paunoviq -Zdenka, të cilin e kishte dashuruar mjaftë, por shkaku i tuberkulozit ajo kishte vdekur. Tito vetë e kishte varrosur në Dedinje.
Në ndërkohë, ai martohet me Jovanka Budisavleviqin nga Lika e Krajinës, serben partizane, e cila ishte mjaftë e re në fillim ishte ndihmëse në shtëpinë e tij. Jovanka ishte edhe pjesëtare e luftës dhe kishte marrë pjesë në betejën e Daruvarit.

Lidhur me këtë martesë kishte spekulime të ndryshme duke aluduar se KOS-i e kishte regrutuar për të jetuar me Titon për ta përcjellur jetën e tij. Ky me Jovankën u martuan në vitin 1952 dhe si dëshmitarë kishte Ivan Goshnjakun, gjeneralin e armatës dhe Aleksandar Rankoviqin, udhëheqësin e UDB-së jugosllave. Tito më vonë me Jovankën kishte keqësuar raportet duke e distancuar nga politika dhe shoqërimi i tij gjatë takimeve.

Ajo dyshohet për lidhjet me shërbimet sekrete Sovjetike dhe Tito e kishte izoluar në shtëpi.
Tito, për veç grave të martuara kishte edhe dashnore dhe simpati të ndryshme. Por, njëra duhet përmendur, sidomos artistja e njohur italiane Gjina Lolobrigjida me të cilën Tito shpesh kalonte netët në Brione të Kroacisë.Tito kishte dobësi gratë me flokë të zeza, apo zeshkanet. Ai ishte një xhentëlmen i i vërtet në raport me gratë, sillej shumë mirë me to. Këtë e kishte dëshmuar edhe Jovanka Broz pas vdekjes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here