Interi fitues në derbin e Romës

0

Interi është fituesi i vetëm i derbit të Romës, pasi ka mbetur në hap me vetëm një pikë distancë me Lazio e Roma në luftën për pjesëmarrje në Champions League.

Derbi në Serie A mes Romës e Lazios ka përfunduar pa fitues.

Në sfidën e zhvilluar në Olimpico, dy skuadrat kishin rastet e veta dhe u bë një sfidë e bukur për tifozë, ku munguan vetëm golat.

Nga kjo ndeshje më shumë fitoi Interi, që gjendet në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Roma e Lazio që morën vetëm nga një, duke ndarë pozitat 3 dhe 4 me nga 61 pikë.

Tri skuadrat në fjalë, po luftojnë për dy vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here