Interi është i gatshëm ta mirëpresë Barcelonën të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve dhe sipas Il Corriere dello Sport, kjo përballje mund të vendosë rekord të ri për të hyra nga shitja e tiketave në futbollin italian.

Biletat për këtë takim ende nuk janë shitur në tërësi, sepse ende ka tiketa në shitje për vizitorët, transmeton Gazeta Express.

Por, gjasat janë të mëdha që kjo ndeshje të vendosë një rekord të ri për të hyrat nga shitja e tiketave në futbollin italian.

Më shumë se 67 mijë tifozë ishin të pranishëm në fitoren e Interit 5-0 ndaj Genoas të shtunën pasdite, që nënkupton se më shumë se 155 mijë tifozë do ta shohin Interin në “San Siro” në një hapësirë prej katër ditësh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here