Indonezi: Burri vret pitonin 7 metërsh, fshati feston duke i ngrënë mishin (FOTO)

0

Një piton gjigant në Indonezi pati një fund të pafat pasi është ngrënë nga banorët e një fshati pasi kishte humbur betejën me një burrë vendor.

Roja e sigurisë Robert Nababan hasi në gjarprin mbi 7 metra të gjatë në një rrugë të plantacionit të vajit palma në Sumantra Batang të Indonezisë të shtunën që lamë pas, shkruan BBC, përcjell Express.

Nababan kishte tentuar ta kapte pitonin, që siç raportohet, ishte 7.8 metra i gjatë.

Ai u sulmua nga gjarpri, por luftoi me atë derisa e mbyti me ndihmën e disa fshatarëve.

Pitoni nuk ishte fatlum sa Nababan – trupi i tij u vë në shfaqje në fshat, para se të copëtohej, skuqej e hahej.

Nababan ka thënë për portalin indonezian Detik: “Tentova ta kapja, por ma kafshoi dorën, megjithatë ia dola ta mundja”.

Nababan, 37-vjeçar, nuk ka treguar arsyen e saktë pse tentoi ta kapte gjarprin, por tha se disa fshatarë nuk guxonin ta kalonin rrugën për shkak të tij.

Ai nuk është befasuar se pitoni është ngrënë nga fshatarët.

“Kam dëgjuar nga miqtë se ata janë të shijshëm. Një gjarpër 7 metra i gjatë ka shumë mish. Gjaku, disa njerëz besojnë, ka cilësi shërimi dhe mund të përdoret për mjekësi”, ka shtuar ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here