15 C
Pristina
E premte - 21 Shtator, 2018

Icardi e mendon largimin nga Inter

0

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Interi pasi skuadra italian ka humbur hapin në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.

Disfata kundër Sassulos ka qenë një më të rëndat këtë sezon të garave, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në garën më të madhe evropiane, shkruan Gazeta Alo.

“E përsëris çdo vit flas me klubin. Nëse është mirë për ekipin do të qëndroj, përndryshe do të largohem”, tha Icardi.

“Unë gjithmonë bëj atë që është më e mira për klubin dhe ekipin. Kur përfundon sezoni, ne do të bisedojmë me klubin dhe të shohim se çfarë është më e mira për ta dhe për mua”, theksoi argjentinasi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here