I arrestuari për sulmin ndaj Ramiz Lladrovcit, i vëllai i kryesuesit të Kuvendit, Naim Bazajt

0

​Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj, e ka konfirmuar për Gazetën Express se vëllai i tij F.B., është arrestuar dje si i dyshuar për kanosjen ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Bazaj tha për Express se vëllai i tij do të mbahet për 48 orë në arrest, derisa tha se rasti ka kaluar në Departamentin për Krime të Rënda.

Ai, gjithashtu, tha se është thirrur në polici, dhe në mëngjesin e sotëm ka dhënë deklaratën e tij për të njëjtin rast.

Ramiz Lladrovcit i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale dy ditë më parë.

Lladrovci e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës në Prishtinë. Me rastin po merret drejtoria e krimeve të rënda.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here