Hysaj fiton derbin me Berishën

0

Napoli arriti të dalë me 3 pikë nga transferta e vështirë e Bergamos përballë Atalantës, pasi triumfoi me rezultatin 1-2 dhe ruajti ritmin e Juventusit, që kryeson bindshëm kampionatin.

Skuadra e Ancelottit gjeti avantazhin që në minutën e dytë me anë të mesfushorit spanjoll Fabian Ruiz, i cili shfrytëzoi në mënyrë perfekte një asisit të bukur të Insignes, për të shtyrë topin në rrjetën e Berishës.

Gjithsesi vendasit rikthyen baraspeshën në minutën e 56’ të takimit, kur Duvan Zapata shfrytëzoi një rrëmujë në zonë, për të kontrolluar topin dhe për ta dërguar në portën e napolitanëve.

Gjithsesi skuadra e Ancelottit nuk mund të pajtohej me barazimin, ndaj u hodh në kërkim të golit dhe arriti ta gjejë atë në minutën e 85-të, me anë të sulmuesit polak Arkadiuz Milik, që u harrua në zonë dhe mposhti Berishën për herë të dytë.

Me këtë fitore Napoli mbetet në vendin e dytë, tashmë me 32 pikë, 8 më pak se Juventusi kryesues, ndërsa do të synojë deri në fund të reduktojë distancën nga bardhezinjtë, për të arritur te titulli kampion.

Vlen të theksohet se kishte edhe një mini derbi shqiptar në këtë sfidë, por vetëm Berisha luajti gjatë gjithë 90-minutëshit, ndërsa Gjimshiti qëndroi në stol dhe Hysaj u aktivizua në 15 minutat e fundit të sfidës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here