Hoxhaj: PDK vazhdon të besojë në versionin aktual të demarkacionit

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë ekskluzive për lajmi.net ka folur për zhvillimet aktuale në vend.

Ai ka komentuar dialogun me Serbinë dhe politikën e kësaj të fundit karshi Kosovës, konferencën ndërkombëtare të propozuar nga Daçiqi dhe mënyrën se si duhet të veprojë qeveria e Kosovës ndaj këtyre veprimeve të Serbisë.

Hoxhaj ka folur edhe për Demarakcionin si një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, ku bëri të ditur se Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të besojë në versionin aktual të demarkimit të kufirit.

Ish-minisri i jashtëm u deklarua edhe për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe, ku theksoi se deri më tani në qeverinë e Kosovës nuk është diskutuar për një gjë të tillë.

Kurse sa i përket Ushtrisë, Hoxhaj para kamerës së lajmi.net deklaroi se duhet një unitet në spektrin politik në mënyrë që të binden serbët për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, në vitin e ardhshëm Kosova do ta ketë ushtrinë e vet.

Nënkryetari i PDK-së komentoi edhe pritshmëritë e partisë para balotazhit të 19 nëntorit, ku u shpreh i bindur se PDK-ja do të fitojë në të gjitha komunat ku është në balotazh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here