Hoxha: Burrat pa mjekra, si gra

0

Deklarata e një Hoxhe në Turqi ka shkaktuar reagime të shumta dhe debate në rrjetet sociale.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha Murat Bayaral ka kritikuar burrat pa mjekër duke u shprehur se ata duhet t’i rrisin mjekrat që të mos duken si gratë.

“Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”- tha Hoxha.

Deklarata e tij ka marrë kritika të shumta, ku shumë qytetarë shprehen se burrë nuk të bën mjekra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here