Horoskopi sot

0

Dashi

Shmangni absolutisht skenat e xhelozisë: mbështetuni në besim dhe arsyetoni me mendje më shumë sesa me zemër. Në fund do ta kuptoni se keni bërë gjënë më të mirë. Do të prisni një lajm të rëndësishëm.

Demi

Mos u besoni fjalëve të partnerit, sepse ato të sotmet do të jenë veçse gënjeshtra. Do të jeni të pavendosur dhe do të shqetësoheni nga një person i moshuar.

Binjakët

Një sqarim që keni kohë që e prisni do të dalë sot në dritë. Beqarët do të kenë mundësi të mira për të bërë njohje shumë me leverdi. Të tjerët duhet të kënaqen me rutinën e përditshme.

Gaforrja

Xhelozi dhe pendesë, sot mund të jeni pre e lehtë e këtyre dy ndjesive. Jepuni më shumë hapësirë të tjerëve. Do të njihni persona të rinj, jo domosdoshmërish simpatikë.

Luani

Nëse po mendoni të blini një pajisje elektroshtëpiake, mund të mendoni mundësinë e marrjes së një kredie të vogël ose të një borxhi. Mbështetuni te ndonjë mik i besuar.

Virgjëresha

Sot një shoqe do t’ju këshillojë shumë keq, ndaj bëni kujdes. Kënaquni me atë që keni për momentin. Në aspektin e dashurisë nuk do të jetë ditë e mirë për të marrë ato çka prisni.

Peshorja

Nuk mund të fusni dy këmbë në një këpucë në dashuri! Vendosni për më të mirën në këtë aspekt. Do të merrni një surprizë të vogël. Merruni më tepër me pastrimin e shtëpisë.

Akrepi

Mërkuri do t’ju falë sot një komunikim shumë të mirë me të tjerët. Mos e humbni kohë kot dhe bëni durim gjatë gjithë ditës për ndonjë të papritur. Në punë do të jeni aktivë dhe të zotë.

Shigjetari

Do të keni mundësi të stabilizoni marrëdhënien në çift duke gjetur një rrugë të mirë komunikimi edhe në aspektin ekonomik, duke hapur një aktivitet ose biznes të ri. Takime interesante për beqarët.

Bricjapi

Në dashuri do të rivlerësoni gjithçka që ju ka ndodhur. Në fakt, keni bërë gabime të mëdha. Ju duhet të bëni durim. Beqarëve do t’u ndodhin aventura të vogla dhe jo serioze.

Ujori

Do të qartësoni shumë gjëra, ndërsa më pas do të ndiheni të qetë dhe në paqe. Do t’ju lindin shpresa të reja për takime interesante. Beqarët do të kalojnë një periudhë stresuese.

Peshqit

Do të kaloni një periudhë vuajtjesh dhe dhembjesh. Do të përjetoni ndjesinë e “mbytjes” për problemet të cilat nuk do të mund t’i zgjidhni menjëherë. Beqarët do të mjaftohen me shoqërinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here