Horoskopi sot

0

Dashi

Sot nuk do të jeni në formë të mirë. Do të ndiheni të pakoordinuar dhe të dobët, shumë pesimist dhe me humor të keq. Mendoni të organizoni me miqtë tuaj një udhëtim të vogël.

Demi

Sot Mërkuri do t’ju vendosë në kushte të duhura për të rikontaktuar me persona të së shkuarës që ju interesojnë dhe që i keni për zemër. Do të bëni mirë të merreni edhe më shumë me veten tuaj.

Binjakët

Ka disa persona që bëjnë thashetheme për ju, ndaj për të mos u dhënë arsye ndryshoni sjelljen tuaj dhe sidomos jini më të rezervuar. Mos u besoni atyre që do t’ju premtojnë shumë gjëra.

Gaforrja

Pak të reja sot në dashuri, të paktën për pjesën më të madhe tuajën. Mundësi të mira për të takuar një person që nuk e shihni prej kohësh. Mundohuni të stabilizoheni ekonomikisht.

Luani

Në aspektin e dashurisë, disa nga pavendosmëritë tuaja mund të peshojnë veçanërisht te të tjerët sot. Në punë do të bëni zgjedhje të zgjuara. Besojini më shumë fatit tuaj.

Virgjëresha

Ditë ideale për ta kaluar nën shoqërinë e miqve simpatikë dhe alegro. E favorizuar gjithçka do të bëni në shtëpi. Më mirë të mos pini duhan dhe të pini alkool. Përgatituni mirë për provime dhe punë.

Peshorja

Sot do të ndiheni më shumë se të dobët emocionalisht dhe nuk do të jeni në gjendje të përballoni drejtpërdrejt disa persona që do t’ju krijojnë probleme. Mos merrni borxhe ose kredi.

Akrepi

Vështirësi në komunikim me kolegët, ortakët dhe nëpunësit. Lajmet e mira do t’ju surprizojnë aq shumë sa për një moment do të bëheni dyshues, por mos u shqetësoni, është diçka normale.

Shigjetari

Mos kini frikë për të besuar në projektet tuaja: do të ndiheni plot me energji dhe forcë. Përballuni sa më shpejt me problemet që ju shqetësojnë. Marrja e parave do t’ju sjellë humor të mirë.

Bricjapi

Dikush do të kthehet në mënyrë të papritur nga e kaluara. Mos i besoni. Punët mund t’ju ecin mirë nëse do t’ia dilni të rikuperoni besimin në vete, i cili ju mungon prej disa kohësh.

Ujori

Ka ardhur momenti që të bëni spastrime në shoqërinë tuaj, duke i ndarë veç miqtë e sinqertë nga ata interesaxhinj. Gjithsesi mos u mbyllni në vetvete. Do të kaloni një provë të vështirë.

Peshqit

Do të jeni shumë të favorizuar nëse do të ndërmerrni udhëtime të shkurtra. Mundohuni të frenoheni në shpenzime. Vështirësi në raportet me personat e panjohur. Lajme të mira në pritje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here