Horoskopi sot

0

DASHI

Energjia e ditës do të jetë mjaft gjallëruese. Njerëzit që keni pranë do të jenë më të predispozuar për t’ju ardhur në ndihmë në rast se do ta gjeni veten në vështirësi.

DEMI

Sot mund të dilni i zhgënjyer kur të kuptoni se njerëzit nuk janë aq të ndjeshëm sa i kishit menduar. Personat që keni përreth ka të ngjarë të tregohen më racionalë sesa emocionalë.

BINJAKET

Sot është dita e duhur për të angazhuar më shumë mendjen në mënyrë që kontrollin të mos e marrë zemra. Kjo do t’ju ndihmojë që të jeni më i qartë dhe i kthjellët.

GAFORRJA

Optimizmi juaj do të jetë shumë frymëzues sot. Lëshoni disa batuta të cilat do të priten mirë dhe do ta rrisin gëzimin. Dielli do të ndrisë fort në shenjën tuaj.

LUANI

Do të përpiqeni për të fituar një të drejtë ligjore, e cila ju është mohuar. Premtimet do të jenë të shumta, por rezultati do të jetë pak konkret.

VIRGJERESHA

Mund të përfitoni nga dita e sotme për të rregulluar marrëdhëniet me një person të dashur për ju por që ju kritikon  vazhdimisht. Në ambientin e punës duhet të evitoni që me çdo kusht të impononi idetë tuaja edhe tek të tjerët.

PESHORJA

Do ju duhet të përballeni me një problem familjar, por që  në sajë të dinamizmit tuaj do të mund ti jepni zgjidhje. Në aspektin afektiv do të mund të kaloni orë të këndshme së bashku me partnerin tuaj

AKREPI

Gjatë ditës së sotme yjet do ju japin  një mundësi të madhe për tu rritur profesionalisht. Në aspektin afektiv duhet të evitoni së shprehuri gjithçka që ju tundon.

SHIGJETARI

Nuk duhet të tregoheni të brishtë këtë periudhë sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv tregohuni të vëmendshëm pasi dikush po përpiqet të futet mes teje e partnerit.

BRICJAPI

Mund të përballoni qetësisht një konfrontim me partnerin tuaj duke u dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve tuaja . Në ambientin e punës një e papritur mund t’ju nervozojë  ndaj bëni kujdes.

UJORI

Gjatë ditës së sotme do ju jepni më pak rëndësi gjërave të zakonshme. Në ambientin e punës duhet të respektoni rregullat për të qenë në rregull me kolegët tuaj.

PESHQIT

Yjet do ju përkrahin sot në aspektin afektiv. Në ambientin e punës përpiquni të mos irritoni ata që keni afër jush pasi mund të merrni një qortim të padurueshëm nga dikush.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here