Horoskopi sot

0

Dashi

Jeni të vetëdijshëm se disa thashetheme për ju mund të merren si të vërteta. Përpiquni të mbushni çdo boshllëk që të tjerët ankohen për ju. Mos u izoloni. Kini besim në vete.

Demi

Shpenzime të papritura dhe të padobishme. Nëse po jetoni një histori ekstra, mos i jepni fund me nervozizëm dhe xhelozi të pavenda. Një person i Bricjapit do t’ju marrë vëmendjen, kujdes!

Binjakët

Sot do të zbuloni një gënjeshtër të vogël, aspak të rëndësishme, por që do t’ju provokojë një bezdi të tmerrshme. Nëse mendoni se besimi juaj është tradhtuar, filloni të ndryshoni.

Gaforrja

Marrje parash dhe disa shpenzime për argëtim dhe mirëqenie. Megjithatë, mos e teproni dhe kujdes me kursimet. Sakrificat që do të bëni do t’ju kthehen. Do të sqaroheni me dikë që e keni lënduar.

Luani

Një shok dhe një shoqe ju kanë fshehur diçka të rëndësishme: mos i gjykoni menjëherë personat para se të sqaroheni. Duhet të vendosni shpejt rreth një çështjeje që e mbani prej kohësh në shpinë.

Virgjëresha

Kjo është dita ideale për të zbatuar qëllimet e mira të kohëve të fundit: përpiquni të bëni përpara dhe për të realizuar projektet dhe idetë të cilat janë të rëndësishme për ju.

Peshorja

Ngjarje të kënaqshme do t’ju sjellin humorin e mirë: dashuri dhe shumë kurajë. Jupiteri do të favorizojë disa situata ekonomike. Kini durim t’i shpjegoheni partnerit/es tuaj. Akrepi

Bëni një listë të gjërave që do të bëni sot dhe kini durimin t’i zbatoni deri në fund ato, sidomos ato më të rëndësishmet. Jini të hapur për çdo sqarim që do t’ju kërkohet.

Shigjetari

Një ndikim i madh nga Jupiteri mbi situatën tuaj ekonomike: do të dilni nga “pusi” që keni ngecur. Në dashuri do të përjetoni momente konfuze. Sigurohuni që mos ta lini vetëm dashurinë tuaj.

Bricjapi

Sot do të hidhni bazat për një projekt të ri, por duhet të impenjoheni seriozisht deri në fund, nëse dëshironi të merrni rezultate. Përpiquni të rrini vetëm me persona optimistë.

Ujori

Shumë thashetheme do të dëgjoni për veten, por mos e humbni toruan dhe bëni sikur nuk dini asgjë, sepse ato do të mbarojnë ashtu siç nisën.

Peshqit

Veçanërisht sot përpiquni që të mos i marrosni personat që ju duan dhe jini të sinqertë me ta. Të reja të mira në dashuri. Shumë zhurmë nuk ju bën mirë. Jini të rezervuar për gjërat tuaja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here