Horoskopi sot

0

Dashi

Do të fitoni besimin e njeriut të zemrës për lumturinë tuaj. Sot mund të arrini vonë në ndonjë takim për shkak të trafikut ose ndonjë të papriture tjetër. Në dashuri duket se gjithçka do të shkojë mirë.

Demi

Marsi do t’ju japë energji të mjaftueshme, të paktën në pjesën e parë të ditës së sotme. Ju këshillohet që të mos nxitoheni. Perspektiva të mira për të ndryshuar ose për të gjetur një punë të re.

Binjakët

Venera ju këshillon që të merrni ju iniciativën për të zgjidhur një situatë jo të mirë në aspektin e dashurisë. Mos u nxitoni në një vendim dhe jepini kohë tjetrit për t’u shpjeguar.

Gaforrja

Përpiquni të kurseni për gjithçka. Mos i jepni makinës nëse e ndjeni veten shumë të lodhur. Do të ishte më mirë që të bënit një shëtitje në ajër të pastër. Duhet të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Luani

Nëse jeni të shqetësuar për një problem që keni me partnerin/en tuaj atëherë duhet të dini se edhe për të është e njëjta gjë. Do të merrni lajme të mira. Ndërkohë mos harroni të paguani faturat.

Virgjëresha

Shpenzime për shtëpinë. Do të përgëzojnë për spontanitetin që keni. Mbrëmja do të jetë magjike për të lindurit e së premtes. Shumë dashuri për ta. Jo të gjithë personat që ju qëndrojnë pranë janë të sinqertë.

Peshorja

Sot planetët do t’ju bëjnë veçanërisht impulsivë. Përpiquni të mbani qetësinë dhe të mendoheni mirë përpara çdo vendimi. Në mbrëmje do të keni probleme me pajisjet elektronike.

Akrepi

Është dikush i cili dëshiron t’ju krijojë probleme për t’iu bindur që të bëni një zgjedhje sipas interesit të tij/saj. Kini kurajë që të përballeni me të mirë dhe me vendosmëri.

Shigjetari

Planetët duken të mirëpozicionuar për ju edhe pse nuk do të mungojë ndonjë zhgënjim i vogël për shkak të nxitimit. Shmangni thashethemet. Mos e harxhoni kohën në gjëra të kota.

Bricjapi

Sot të lindurit ditën e martë dhe të premte do të kenë mundësi të reja, sidomos në dashuri. Ndërsa për të tjerët do të jetë dita e duhur për të përmbyllur një çështje të cilën e keni për zemër.

Ujori

Mos i gjykoni menjëherë njerëzit ose situatat e sotme. Mos e nënvlerësoni një armiken tuaj. Mos e tejkaloni më një situatë e cila është bërë kritike prej kohësh. Merrni vendimet e duhura.

 Peshqit

Mërkuri dhe Hëna do t’ju hapin probleme në marrëdhënie me të tjerët, veçanërisht me kolegët e punës ose bashkëpunëtorët në biznes. Ka ardhur momenti që të përzgjidhni njerëzit me të cilët kaloni kohën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here