Horoskopi sot

0

DASHI

Hëna në një aspekt pozitiv do ju ndihmojë të zgjidhni shumë shpejt një problem burokratik. Në dashuri yjet ju favorizojnë dhe ju dhurojnë emocione. Rrugë të reja po hapen, sidomos në fushën afektive, por do ta kuptoni dhe vetë që nuk do të jetë momenti për të folur hapur.

DEMI

Mos u jepni shumë peshë vonesave, sepse do të keni mundësinë të jetoni momente të këndshme me partnerin. Hëna në shenjë do ju shpërqendrojë, prandaj tregohuni të kujdesshëm në punën tuaj.

BINJAKET

Mundohuni të rifitoni qetësinë në çift, duke zgjidhur problemet me partnerin tuaj. Lërini mënjanë impenjimet në punë duke i kushtuar kohën e nevojshme familjes tuaj.

GAFORRJA

Do të keni momente pozitive gjatë ditës që duhet shfrytëzuar në maksimum. Mund të mbështeteni tek raportet personale, ku do të merrni të gjithë mbështetjen që do të kërkoni. Në marrëdhënien në çift do të kini kritika dhe dyshime.

LUANI

Nëse keni krijuar ndonjë ide jo pozitive mbi një koleg tuajin, sot duhet të pranoni se keni gabuar duke e gjykuar. Në dashuri do të keni probleme me partnerin nëse do të harroni premtimet që keni bërë.

VIRGJËRESHA

Një person që ju do sinqerisht do të mundohet të tërheqë vëmendjen tuaj me të gjitha mënyrat e mundshme. Mos u shfaqni indiferentë, por mirëpritini gjestet e tij.

PESHORJA

Do ta filloni ditën shumë pozitivisht si në biznes ashtu edhe në dashuri. Përfitoni nga këto momente për të gjetur ortakë dhe aleatë. Respektoni nevojat tuaj e mos u jepni shumë rëndësi presioneve që mund të merrni.

AKREPI

Mundohuni të vlerësoni aspektet më të forta e konkrete të situatave, pa u dhënë shumë rendësi fjalëve të thëna pa u menduar. Humori i lëkundur që ju shoqëron bën që të mos keni shumë dëshirë për të përballuar një problem konkret që do ju shfaqet.

SHIGJETARI

Mos u shqetësoni nëse një telefonatë do ju mbërrijë me pak vonesë. Personi që prisni të flisni do të ketë një justifikim të pranueshëm, kështu që evitoni debatet.

BRICJAPI

Ide pozitive mund të mbërrijnë edhe nga ëndrrat tuaja. Një humor i qëndrueshëm do të bëjë ti shikoni gjërat më në distancë e kështu mund të zgjidhni problemet.

UJORI

Nëse ju duket se gjendeni përballë një vështirësie gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoheni me një shoqëri të mirë e të lini gjithçka për nesër.

PESHQIT

Nëse ndaleni që me keqkuptimin e parë do të bëni shumë pak hapa përpara. Përqendrohuni tek puna juaj e do të merrni rezultatet e dëshiruara. Në marrëdhënien tuaj me partnerin kjo do të jetë një periudhë e favorizuar nga yjet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here