Horoskopi ditor – e premte, 1 qershor 2018

0

DASHI

Hezitimi është një fjalë tjetër që ju nuk po e dini. Ndonjëherë duhet të dini çfarë jeni duke bërë dhe të ndaloni pak dhe të mendoni më shumë. Në aspektin afektiv duhet të mendoni më shumë për partnerin.

DEMI

Sot do të jetë një ditë e mirë për të konkretizuar disa vendime që i keni lënë në të kaluarën. Përpiquni që të bëni një plan afatgjatë. Në aspektin afektiv do të keni një mik shumë të mirë sot në krah.

BINJAKET

Një ditë e mirë për të menduar më shumë për idetë dhe ndjenjat që keni. Ka ardhur koha që të fokusoheni në ato që ju bëjnë juve të ndjeheni mirë. Në ambientin e punës mos hezitoni të merrni përsipër detyra mjaft impenjative.

GAFORRJA

Gjatë ditë së sotme do të jeni të favorizuar sidomos në aspektin afektiv, ku partneri do t’ju flasë sinqerisht për ndjenjat e veta. Në ambientin e punës duhet të keni më shumë përqendrim e vëmendje.

LUANI

Sot yjet ju sugjerojnë të tregoheni energjikë e të keni besim në principet tuaja. Në ambientin e punës mundohuni të mos shpërqendroheni pasi do të merrni atë që dëshironi por me kalimin e kohës. Në aspektin afektiv do të kaloni një mbrëmje speciale.

VIRGJERESHA

Do të vlerësoheni për impenjimin e sinqeritetin tuaj. Në ambientin e punës do të jeni mjaft komunikues mbi një detyrë të vështirë duke qenë mjaft profesionalë. Në aspektin afektiv mund të reflektoni për të evituar ndonjë gabim të parregullueshme.

PESHORJA

Do të jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të përfunduar detyrat dhe ambiciet tuaja në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të luani me xhelozinë e partnerit. Një këshillë: mos e ekzagjeroni.

AKREPI

Do të keni mundësi të bëni një udhëtim të shkurtër e të vlerësoni gjithçka, pasi mund të jetë mundësia juaj. Në aspektin afektiv do të keni mjaft dëshirë të vini rregull në raportin tuaj.

SHIGJETARI

Falë aftësive tuaja sot do të jeni mjaft interesantë në sytë e atyre që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të bëni investime të rëndësishme duke rritur të ardhurat tuaja.

BRICJAPI

Sot yjet ju këshillojnë të pushoni e të mos merrni vendime shumë impenjative. Në aspektin personal mos dëgjoni këshillat e askujt e vazhdoni të qetë rrugën tuaj.

UJORI

Gjatë ditës së sotme falë një gjesti tuaj do të merrni vlerësimin dhe admirimin e shoqërisë suaj. Në planin afektiv kjo periudhë do të jetë mjaft e këndshme.

PESHQIT

Një mosmarrëveshje e vogël në aspektin afektiv do të bëjë të qëndroni vetëm. Në ambientin e punës do të rigjeni dëshirën të merreni me plane që i keni lënë përgjysmë. Një këshillë: mos thoni gjëra që nuk i mendoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here