Horoskopi ditor – e enjte, 7 qershor 2018

0

Dashi

Sot do të keni vërtetë për të bërë shumë gjëra, të cilat do t’ia vlejnë. Gjatë pasdites përkushtojini argëtimit dhe fantazisë.

Demi

Mos kini turp të shprehni mendimet tuaja, edhe në debatet më të nxehta. Gjendeni mes personave të arsyeshëm të cilët reflektojnë.

Binjakët

Kjo ditë do të jetë tepër e veçantë për ju, gjatë të cilës do të merrni shumë demonstrime dashurie. Një surprizë e bukur do t’u lumturojë.

Gaforrja

Mos u përfshini në situata të kota, të cilat nuk ju interesojnë. Është koha të mendoni vetëm për veten tuaj dhe personat më të afërt.

Luani

Sot duhet të bëni diçka vërtet speciale për një person: miqësia e madhe mes jush meriton një gjest të bukur nga ana juaj.

Virgjëresha

Kjo e enjte nuk do të jetë një ditë e thjeshtë për ju, si pasojë e një krize xhelozie prej mungesës së vëmendjes nga ana e partnerit tuaj.

Peshorja

Mos u ndalni prej një shqetësimi të lehtë shëndetësor që do t’ju shfaqet në mëngjes. Është pasojë e lodhjes, ndaj mundohuni të çlodheni.

Akrepi

Mos i lejoni një personi agresiv që t’ju vërë “shkopinj nën rrota”. Rrini të qetë dhe nëse ai/ajo flet më zë të lartë do të thotë se ka faj.

Shigjetari

Pas kaq shumë kohësh do të jetë bukur që t’i telefononi një mikeje me të cilën ishit shumë të lidhur. Do t’ia kaloni shumë këndshëm.

Bricjapi

Mos prisni më për të sqaruar çështjet e lëna pezull me një person që e doni shumë. Krijojeni vetë momentin e duhur për të folur me të.

Ujori

Këtë të enjte mbani në mendje gjithçka që duhet të bëni dhe mos lejoni askënd që t’ju shpërqendrojë, qoftë edhe për një minutë.

Peshqit

Nëse keni vendosur të ndiqni një projekt duhet që ta detajoni më shumë atë. Lajmi i mirë është që yjet do t’ju stimulojnë shumë në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here