Horoskopi ditor – e enjte, 14 qershor 2018

0

Dashi

Do të fitoni betejat në punë, do të fitoni shumë para me iniciativat personale pavarësisht opozicioneve të forta që vijnë nga ambienti profesional. Kushtojini më tepër vëmendje çështjeve ligjore.

Demi

Planeti Marsit do të jetë edhe sot i disponueshëm për mashkullin e shenjës; nuk do të tejkalojë femrën, por ajo duhet t’i bëjë ende ballë Venerës negative. Gjithsesi, Hëna e plotë do t’ju jap ende fat.

Binjakët

Energji fizike jo optimale. Bëjini gjërat me qetësi dhe pa frikë, studioni ofertat e mundshme, por rezervoni pak kohë për të dhënë një përgjigje të mirë. Për dashurinë nuk keni nevojë të mendoni.

Gaforrja

Provoni që të jeni më të mirë dhe më bujarë. Pranoni ndihmën e dikujt që është më ekspert sesa ju, më i fuqishëm e më i pasur. Dashuria juaj do të triumfojë në mbrëmje.

Luani

Personat e moshës 30-40 vjeç po krijojnë suksesin për të ardhmen, sot më shumë se kurrë. Por gjithsesi ka shumë aspekte që duhet të definohen. Mendohuni nesër më mirë.

Virgjëresha

Fatin do ta gëzoni më shumë në aspektin e punës dhe të biznesit. Forca transite e planetëve do t’i tërheqë të dashuruarit në një botë, e cila do t’ju duket si në ëndërr, por që në të vërtetë është në formë të shkëlqyer.

Peshorja

Hëna do t’ju ndriçojë sot me fat për punën dhe suksesin. Nuk është e rastit që të ndërtoni kështjella në ajër, por lëreni veten të lirë, sepse rastësia do t’ju takojë me një shans për një aktivitet të ri.

Akrepi

Do të ndieni një ndjenjë bezdisje dhe negative. Shqetësime të dukshme në familje dhe për sa i përket shëndetit. Komprometues nuk do të jetë as suksesi dhe as biznesi që mund të keni.

Shigjetari

Për ju të shenjës së shigjetarit parashikohet një rritje e nivelit të stresit mendor dhe fizik, ndonjë alergji e stinës. Ju këshillohet një ditë pushimi.

Bricjapi

Shumë papritur do t’ju vijnë në mendje ide brilante për çdo aspekt të ditës së sotme. Nëse keni planifikuar një udhëtim të shkurtër, bëni shumë kujdes.

Ujori

Do të keni ndjesinë e të dëgjuarit të zërave të çuditshëm, që nuk do të mund t’i dalloni dot se nga vijnë. Por gjithsesi ndiqni programin tuaj të punës dhe të bizneseve, mos dëgjoni të tjerët.

Peshqit

Impulsivitet, mërzi, xhelozi, posesivitet…marrëdhëniet në çift do të bëhen të vështira, por dashuria dhe pasioni kështu e kanë. Për beqarët, situata është parashikuar më e mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here