Horoskopi ditor – e diel, 27 maj 2018

0

Dashi

Dashuria do të jetë në pozitë të shkëlqyer dhe puna thuajse e ekuilibruar. Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar dhe për t’u përballur me aventura të reja. Në këtë fundjavë, duhet të qartësoni raportet me të tjerët. Duhet të tregoni më shumë kujdes për shëndetin tuaj.

Demi

Kjo ditë do të jetë si një qiell i hapur, ku përmirësimet do të vijnë në të gjitha drejtimet. Ka disa planete si Saturni, Mërkuri dhe Urani, që ju furnizojnë me energji. Megjithatë do të ketë disa ndryshime, të cilat do ju bëjnë të pasigurtë. Ndonjë dyshim i papritur do të vijë për shkak të një reflektimi tuaj. Disa nga të lindurit e kësaj shenje do të kenë disa probleme të vogla shëndetësore.

Binjakët

E diela do të sjellë përmirësime të ndjeshme në të gjitha drejtimet, edhe në sferën e punës. Kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj, do ju furnizojë me energji të reja. Dashuria do jetë sektori më i favorshëm i ditës. Do të vijë një fazë pozitive, ku do të keni takime të kënaqshme.

Gaforrja

Ndikimi i Mërkurit në shenjën tuaj gjatë kësaj dite do të jetë shumë i rëndësishëm, duke shënuar një përmirësim të lehtë. Dita do të jetë e mbushur me pengesa, por pavarësisht kësaj duhet të vazhdoni të ecni përpara. Dashuria do të jetë në gjendje të ekuilibruar.

Luani

Qielli do të jetë i ndritshëm, edhe pse do të vijë një lajm që do ua prish disi ditën. Sapo keni fituar një sfidë, por askush nuk e ka vënë re këtë dhe për këtë arsye do të ndiheni të zhgënjyer. Kjo e diel do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe jo shumë e favorshme në sektorin e dashurisë.

Virgjëresha

Kjo ditë do të jetë përgjithësisht pozitive. Gjatë ditëve të lëna pas, jeni përballur me një sërë sfidash apo keni nisur një projekt të ri, por kjo e diel do të jetë e duhura për të pushuar. Saturni, Urani, Hëna dhe Mërkuri do të jenë në anën tuaj.

Peshorja

Ndodheni në një fazë rikuperimi, me një dëshirë të madhe për të qenë të bindur, për të ardhmen tuaj. Por keni nevojë për stimulin e personit që keni në krahë. Në të gjitha rastet, ndiqni zëmrën tuaj. Kjo e diel do të jetë mjaft pozitive për dashurinë dhe sektorin profesional.

Akrepi

Do të jeni shumë kritikë ndaj personave që ju rrethojnë, por edhe me veten tuaj. Qielli do të jetë i bukur dhe parashikon ndryshime të rëndësishme. Do të arrini të zhdukni të gjitha shqetësimet që ju kanë karakterizuar. Kjo e diel do të jetë e favorshme si për dashurinë edhe për punën.

Shigjetari

Do të mësoni një lajm të gëzueshëm! Gjërat gjatë kësaj të diele do të ecin në mënyrë të qetë. Kjo fundjavë do të jetë mjaft e favorshme për dashurinë dhe fati do ju ndjek. Do të bëni zgjedhje vërtetë të mira!

Bricjapi

Kjo ditë do të sjellë mundësi shumë të mira. Pasi keni kaluar një periudhë të vështirë, tashmë do të arrini të rikuperoni. Ndjenjat janë në rrezik dhe për këtë arsye raporti në çift ndodhet në krizë. Sfera profesionale do të jetë mjaft e favorshme.

Ujori

Mërkuri dhe Urani do të turbullojnë disi këtë të diel. Nga pikëpamja profesionale do të keni një sërë problemesh me personat që nuk ju kuptojnë mirë. Ndryshimet do ju kushtojnë shtrenjtë. Nuk është momenti i duhur për të nisur një projekt të ri.

Peshqit

Gjatë javës që po mbyllet janë vënë në diskutim aftësitë tuaja profesionale dhe për këtë arsye jeni ndjerë të lodhur. Tashmë ka ardhur momenti për të pushuar. Kjo e diel do të sjellë një përmirësim të lehtë, kryesisht në fushën e ndjenjave. /a.y/noa.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here