Homoseksualët e të çrregulluar të tjerë seksualë marshojnë sot në Prishtinë

0

Sot në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit do të organizohet Parada e Krenarisë.

Parada e Krenarisë do të fillojë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është “Në emër të Lirisë”.

Moto “Në emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenit të sigurt, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jodiskriminim dhe liri në konfidencialitet. Java e Krenarisë ka për qëllim të ngrejë vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë” që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here