Historia e Minekos, gruas 112-vjeçare nga Memaliaj

0

Kemi përshkuar kilometra të tëra nga Tirana deri në fshatin Rrapaj, afër Memaliajt, për të takuar një nga njerëzit më të vjetër jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë, nënë Mineko Rrapën.

Minekoja ka lindur në 1906. Ishte e vogël kur nisi Lufta e Parë Botërore. Ndërsa Lufta e Dytë Botërore e gjeti me 6 fëmijë. Dokumenti i identifikimit daton që nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

“Kisha një palë syze, por i hodha se më bënë më keq. Kam punuar në kooperativë. Shkoj për votime. Jeta është e bukur, por nuk jemi ne. Babai më la kur isha 6 muajshe, nëna kur isha 5 vjeç. U rrita jetime. Pi një kafe në mëngjes dhe në darkë ha çfarë të ketë bërë nusja”, thotë 112-vjeçarja.

Merr një pension kooperative prej 56 mijë lekësh (të vjetra) që nuk i mjaftojnë për morinë e sëmundjeve që ka: “Nëna ka 18 nipër dhe mbesa dhe 18 stërnipër e stërmbesa”.

Në shtëpi ka njerëz të të gjitha gjeneratave. Më e vogla, Eleonora 2-vjeçare. Nazmia tregon historinë e njohjes së Minekos me të shoqin: “Ajo ishte në shtëpinë e motrës, kur vjen një mik. Në shtëpi ishte vetëm Minekoja. Ajo u ngrit t’i bënte kafe dhe e shpëlau dy-tre herë xhezvenë. Atij i bëri përshtypje sa pastërtore ishte dhe më vonë i kërkoi dorën vajzës për të nipin, Rizain, dhe kështu u martuan. Nëna të rrojë e të bëhet 150 vjeç, ajo këtu e ka vendin e saj”.

TCH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here