Higuain te Chelsea

0

Gonzalo Higuain dhe Maurizio Sarri do të punojnë sërish bashkë. Gazeta spanjolle Marca ka dhënë lajmin e bujshëm se argjentinasi ka arritur akordin për t’u transferuar te Chelsea në këtë merkato. El Pipita i ka thënë po propozimit që ka marrë nga Blutë e Londrës të cilët e dëshirojnë me çdo kusht Higuainin me kërkesë të trajnerit të tyre Sarri i cili ka punuar me Gonzalo gjatë kohës që drejtonte Napolin.

Por nëse Higuain shkon te Chelsea, nga londinezët do të largohet Alvaro Morata i cili nuk do të përfshihet në marrëveshjen me Milanin pasi po flitet gjithnjë e më shumë për një transferim të tijin te Sevilla.

Por përpara se kuqezinjtë të japin ok-in për këtë operacion merkatoje duhet të gjejnë më parë zëvendësuesin e argjentinasin, me Milanin që ka hedhur sytë nga polaku i Genoas, Piatek.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here