Helmohen 9 futbollistë të Dortmundit, arsyeja është epike

0

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Peter Stoeger po përballet me një situatë aspak normale në prag të ndeshjes së Bundesligës përballë Volfsburgut. 9 futbollistë të verdhezinjve kanë mbetur të helmuar nga konsumimi i mishittë qebapit në Marbella të Spanjës, ku Dortmundi u përgatit në ditët e para të janarit.

Menjëherë sapo mbërritën në Gjermani, Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin e Reimann shfaqën probleme intoksikimi dhe përfunduan menjëherë duke marrë ndihmën në klinikën e klubit.

Kjo nuk është një situatë aspak normale dhe vuri në lëvizje të gjithë strukturat e klubit, që dolën në përfundimin se helmimi ka ardhur si pasojë e mishit të qebapit, që mund të ketë qenë i prishur.

“Ndonëse ka shumë optimizëm për të rikuperuar disa prej tyre për takimin e sotëm, vendimi përfundimtar do të merret vetëm 2-3 orë para ndeshjes”, u shpreh trajneri i Dortmundit, Stoeger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here